e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Hojt Ji i bëri thirrje opozitës shqiptare të merr pjesë në zgjedhje

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji ka deklaruar se, vetëpërjashtimi i opozitës nga zgjedhjet do të jetë e dëmshme për vendin.

Për herë të parë, Ji ka thënë se SHBA japin siguri se kryeministri Rama nuk ka një synim për të kapur zgjedhjet dhe se ata besojnë tek standardet zgjedhore, ai u takua edhe me kryetarin aktual të Parlamentit Ilir Metën dje liderin e opozitës Lulzim Bashën.

“SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime e po ashtu edhe reforma në drejtësi, pa votat e opozitës”, ka thënë Ji.

Zëvendësndihmës sekretari Ji sipas burimeve në takim vlerësoi disponibilitetin e qeverisë për të gjetur pika takimi me opozitën, por ndërkohë u njoh me qëndrimin e kryeministrit se tashmë nuk është e mundur as shtyrja e zgjedhjeve disa javë.

Makina elektorale socialiste ka ndezur motorët ditë para 18 majit, e enjte, ditë kur fushata fillon zyrtarisht. Në të njëjtën ditë edhe Kolegji Zgjedhor jep vendimin për kërkesën e opozitës për pavlefshmërinë e afatit të regjistrimit të listave për deputetë nga maxhoranca.

Pritshmëritë e takimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit, i cili pas kryeministrit takoi edhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, janë kështu të ulëta. Ilir Meta dhe LSI kanë qenë hermetik lidhur me takimin me zyrtarin e lartë amerikan.

 Burime nga takimi thonë se presidenti i zgjedhur ka shprehur të njëjtin qëndrim se LSI është e gatshme të bëjë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje dhe futjen e opozitës në zgjedhje.

Por, mesa duket, ndërkombëtarët janë bindur më herët sesa opinioni publik vendas se opozita nuk lëviz nga vendimi i saj për të mos hyrë në zgjedhje.

Zgjedhje që, siç tha dhe Hojt Ji të dielën nga Budva, për amerikanët do të jenë në çdo rast legjitime.