e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Dhjetë aksidente dje në Shkup, dy persona më rëndë të lënduar

Dy bashkudhëtarë janë lënduar më rëndë, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë një shofer dhe një bashkudhëtar në dy nga gjithsej 10 aksidente të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në një aksident më lehtë janë lënduar dy persona, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material.

Policia dje ka shqiptuar masa kundërvajtëse për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 20 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga  e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, shtatë shoferë gjatë drejtimit të automjetit e kanë shfrytëzuar telefonin celular, si dhe te 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë sanksionuar edhe katër shoferë të biçikletave me motor, moped dhe motoçikletë të cilët gjatë vozitjes nuk kanë shfrytëzuar helmetë mbrojtëse në kokë. Janë hasur edhe 18 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 43 automjete.

Në kuadër të aksionit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SHF “Rajko Zhinzifov” e cila gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës.