e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

ESHS: Pritet rritje e numrit të të punësuarve në subjektet afariste

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në prill të vitit 2017 ishte 64,6 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Sipas udhëheqësve të subjekteve afariste, gjendja ekonomike është më e pavolitshme në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa më e volitshme në krahaism me prillin e vitit të kaluar. Pritet që numri i të punësuarve të rritet.

Sigurimi i prodhimtarisë me porosi në krahasim me marsin e vitit 2017 është i volitshëm, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt në vijim janë më të pavolitshme, ndërsa rezervat e prodhime të gatshme janë shtuar.

Indikatori, ndërkaq, i besimit në industrinë përpunuese në prill të këtij viti është për 0,1 ikë procentuale më i ulët në krahasim me muajin paraprak, ndërkaq në krahasim me prillin e vitit të kalur është rritur për 2,6 pikë procentuale.

Ndikim më të madh të kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 23,8 për qind, kërkesa e pamjaftueshme vendore me 18,3 për qind, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore me 16,4 për qind dhe rrethanat e paqarta ekonomik me 12,4 për qind.