e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Trajnime falas për sipërmarrësi për të rinj deri në moshën 29 vjeçare

Persona të rinj deri në moshën 29 vjeçare prej sot mund të konkurrojnë në shpalljen për trajnime falas për sipërmarrësi që e shpalli Agjencia për punësim.

Trajnimet do të zgjasin deri më 1 dhjetor dhe me to është parashikuar të përfshihen 950 persona.

Siç informoi sot në konferencën për shtyp drejtori i Agjencisë, Vllatko Popovski, bëhet fjalë për projekt të përmbajtur nga BE me 300 mijë euro. Pas trajnimeve, të rinjtë do të mund të hartojnë biznes-plan dhe me të konkurrojnë për masat tjera për punësim që i ofron shteti.

“Trajnimet do të zbatohen nga ana e kompanive konsulente në nivel të gjithë Maqedonisë, ndërsa do të zgjasin nga pesë ditë ose gjithsej 45 orë, por që të startojnë është e domosdoshme të paraqiten së paku 10 persona”, theksoi Popovski.

Kjo masë, sqaroi drejtori, më herët ka qenë në kuadër të vetëpunësimit me grant, por tani zbatohet sidomos me qëllim të edukimit konkret  dhe nxitje më e madhe për sipërmarrësi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Popovski theksoi se në shpalljen e parë për grant të shpallur në mars të këtij viti, nga 1.250 të paraqiturit, 440 kanë qenë persona deri në moshën 29 vjeçare. Deri më tani, 40 deri 45 për qind e granteve u janë ndarë personave të rinj që tregon interesim të madh”, nënvizoi drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski.