e Hënë, 23 Tetor 2017 | Lajme: 0

Zbulohet sa do të kushtojë iPhone 8

iPhone 8 do të kushtojë 850 dollarë. Telefoni i ri i kompanisë Apple do të jetë 256GB, gjithashtu do të ketë sensorë 3D dhe ekran ‘Oled’ me cilësi të lartë.

“iPhone 8 do të ketë karakteristika të reja, të cilat nuk janë të disponueshme në telefonat e tjerë paraardhës”, tha përfaqësuesja e kompanisë Apple, Simona Jankowski.

Njoftimi se iPhone 8 do të kushtojë 850 dollarë vjen për të hedhur poshtë thashethemet se telefoni i ri do të kushtonte 1 mijë dollarë. Ndërkohë, që kompania ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të dalë në treg iPhone i ri.