e Premte, 18 Gusht 2017 | Lajme: 0

Fitore për Barcelonën dhe Real Madridin

Ekipet e Barcelonës dhe të Real Madridit shënuan fitore në ndeshjwt e luajtura mbrëmë të xhiros së 37-të të Kampionatit spanjoll të futbollit.

Barcelona festoi tek Las Palmas me 4:1, ndërsa Reali me rezultat të njejtë në terren vendor e mposhti Seviljen.

Dy ekipet kanë nga 87 pikë, por Real Madridi duhet të luajë edhe një ndeshje të shtyer nga xhiroja e 21-të, nesër si mysafir kundër Seltës.

Rezultate të ndeshjeve të tjera:

Alaves – Selta 3:1,

Atletik Bilbao – Leganes 1:1,

Betis – Atletiko Madrid 1:1,

Eibar – Hihon 0:1,

Real Sosiedad – Malaga 2:2,

Viljareal – Deportivo 0:0,

Osasuna – Granada 2:1 dhe

Espanjol – Valensia 0:1.

Tabela: Barcelona 87 pikë, Real Madrid 87, Atletiko Madrid 75, Sevilja 69, Viljareal 64, Atletik Bilbao 63, Real Sosiedad 63,…