e Hënë, 21 Gusht 2017 | Lajme: 0

Ledri Vula sjell këngën e re (VIDEO)

Reperi nga Prishtina, Ledri Vula ka publikuar këngën e tij më të re “U Harrum”.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Big Bang, përderisa tekstin e ka shkruar vet reperi.

“U Harrum” vjen me videoklip, të cilin e ka punuar Entermedia.

Kujtojmë se Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi kanë publikuar së fundi këngën me titull “Pablo”.

“Pablo” ishte plasuar në publik pa videoklip mirëpo deri më tani ka arritur miliona klikime dhe po pëlqehet shumë nga fansat e tyre.

E duke qenë se Ledi ka shumë këngë hite, ai në koncerte mbledh shumë fansa, të cilët padyshim që argëtohen me këngët e tij. Duket se edhe projekti i sapo publikuar “U harruam” ka filluar të pëlqehet nga fansat pasi që kënga po shpërndahet gjithandej nëpër rrjete sociale.