e Martë, 12 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Rritje e qarkullimit në industri në mars

Qarkullimi në industri në mars është rritur për 16,6 për qind në krahasim me muajin e njëjtë nga viti i kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritje prej 2,7 për qind është shënuar te qarkullimi në industri i realizuar në tregun vendor, ndërsa qarkullimi i realizuar në tregjet e huaja shënon rritje prej 20,1 për qind.

Shikuar në sektor, në Miniera dhe nxjerrjen e gurit ka rritje prej 15,8 për qind, ndërsa në sektorin e Industrisë përpunuese prej 16,7 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, rritje për 23,1 për qind, ka te Prodhimet intermediare, përveç energjisë, te Prodhimet e kapitalit për 22,8 për qind dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 20,7 për qind, ndërsa ulje shënon te Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,8 për qind.

Në krahasim me shkurtin e këtij vitit, qarkullimi në industri në mars shënon rritje prej 14,8 për qind, ndërsa për periudhën janar-mars në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar ka rritje prej 11,1 për qind.