e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

13 vjeçari shpik recipetat që zbulojnë kancerin në gji (Video)

Lufta kundër kancerit të gjirit bëhet gjithnjë e më e vështirë, por një nxënës nga Meksika ka shpikur një palë recipeta për të zbuluar kancerin e gjirit, transmeton KJ. 13 vjeçari Julian Rios Cantu, ka parë nënën e tij duke luftuar kundër kësaj sëmundje dhe sot vjen me këtë shpikje.

Jelekët “Bra” funksionojnë duke përdorur biosensorë për ta matur temperaturën dhe për të paralajmëruar për ndonjë ndryshim, për të cilin duhet të shqetësohet.

Kanceri zbulohet kështu sepse tumoret kanceroze mund të ndryshojnë temperaturën e lëkurës për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut. Gratë duhet t’i veshin recipetat për 60-90 minuta në javë që të dhënat të jenë të sakta.

Recipetat Bra, të krijuara nga Julian dhe tre shokët e tij, të cilët kanë formuar një kompani bashkë, janë akoma në fazën e prototipit. Nuk janë testuar plotësisht dhe duhet të bëhen më shumë eksperimente mjekësore para se ekspertët e kancerit të fillojnë t’ua rekomandojnë njerëzve