e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Eurovision, propozimi i veçantë për martesë (Video)

Kemi parë propozime për martesë nga më të ndryshmet, romantikë, të veçantë… por në Eurovision nuk e kemi parë asnjëherë.

Festivali i Eurovision ka bërë histori mbrëmjen e të enjtes teksa këngëtarja maqedonase Jana Burceska bëri të ditur se është shtatzënë para se të merrte propozimin për martesë nga i dashuri i saj.

Skena mjaft romantike bëri xhiron e botës, teksa mori admirimin e shumë njerëzve. Jana mbeti pa fjalë nga propozimi i partnerit, i cili u ul në gjunjë para saj në mes të intervistës. Ajo rrëmbeu mikrofonin dhe u përgjigj me ‘po’.

jana-1

Historia e Janës është propozimi i vetëm për martesë në Eurovision. Ajo nuk u kualifikua në finale, por do të mbetet gjatë në kujtesën e këtij evenimenti. Ndërkohë që videoja e propozimit është shpërndarë mijëra herë.

jana-aleksandar