e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Eurosong 2017: Maqedonia mbeti pa finale (Video)

Përfaqësuesja e Maqedonisë në përzgjedhjen e sivjetshme për Këngë të Eurovizionit, Jana Burçeska ka performuar mbrëmë në Kiev në natën e dytë gjysmëfinale, por nuk ka arritur që të kualifikohet në natën finale, e cila do të mbahet nesër mbrëma.

Mbrëmë në finale u kualifikuan përfaqësuesit e Bullgarisë, Bjellorusisë, Kroacisë, Hungarisë, Danimarkës, Izraelit, Rumanisë, Norvegjisë, Holandës dhe Austrisë.

Në mbrëmjen e parë gjysmëfinale siguruan finale përfaqësuesit e Moldavisë, Azerbajxhanit, Greqisë, Suedisë, Portugalisë, Polonisë, Armenisë, Australisë, Qipros dhe Belgjikës.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Maqedonisë, në videon promovuese paralajmëroi se është shtatzënë, ndërsa gjatë pushimit i dashuri i propozoi martesë, që ndodh për herë të parë në ndonjë Eurovizion.