e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

Juventusi skuadra e parë finaliste në Champions League

Juventusi është skuadra e parë finaliste e këtij sezoni në Champions League, pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë francezët e Monaco-s, këtë herë me rezultatin 2-1.

Në ndeshjen e kthimit në “Juventus Stadium” nuk pati asnjë surprizë, pasi bardhezinjtë jo vetëm menaxhuan si duhet fitoren në transfertë, por arritën të triumfojnë sërish ndaj Monaco-s, transmeton TCH.

Njëriu i ndeshjes ishte braziliani Dani Alves, i cili dhuroi sërish asist, këtë herë për kroatin Mandzukic, që realizoi në minutën e 33, ndërsa 11 minuta më vonë braziliani shënoi një super gol.

Megjithatë, Monaco nuk u largua pa lënë gjurmë nga kjo gjysmëfinale. Talenti Mbappe they rekordin e Buffon, i cili nuk pësonte gol prej gati 700 minutash në Champions. Francezët e shënuan golin e nderit në minutën e 69.

Me dy fitore ndaj Monaco-s, Juvetusi bëhet skuadra e parë finaliste e Champions, duke pritur tashmë e qetë ndeshjen e ditës së nesërme Atletico-Real për të mësuar kundërshtarin e finales së Kardifit.