e Martë, 23 Maj 2017 | Lajme: 40

Java e filmave turq në Shkup

Me projeksionin e filmit “Rrëfimi i gjatë” në regjim të Osman Sinav, sonte në teatrin Popullor të Maqedonisë fillon Java e filmave turq.

Deri më 14 maj publiku do të mund t’i shikojë filmat “Vallëzim me kojotët 4″, “Çanakkale fundi i rrugës”, “Lamtumirë Katja” dhe “Plaga e nënës time”. Filmat do të shfaqen në kinemanë “Milenium”, nga ora 17 dhe 20. hyrja është falas.

Manifestimi është nën patronazhin e këshilltarit kryesor të presidentit turk dhe ish-ministër i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë Jaçin Topçu, Institutit “Junus Emre” në Shkup, Agjencisë turke ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim (TIKA) dhe agjencisë “Mendim autokton”.

Ambasadorja turke në Republikën e Maqedonisë Tulin Erkall Kara në konferencën e sotme për shtyp theksoi se është shumë i rëndësishëm prezantimi i kulturës dhe gjuhës turke në këto hapësira. Sipas saj, filmat dhe seritë turke kontribuojnë për mësim më të lehtë të gjuhës turke tek popullata e Maqedonisë.

Ajo potencoi se një pjesë e artistëve turq për herë të parë vijnë në Maqedoni dhe se do të kenë rast ta shohin Çarshinë e Vjetër të Shkupit, fshatrat turke dhe gjithë Maqedoninë dhe nga ato, siç tha, të dalin tregime të posaçme për veprat e tyre të ardhshme.

Topçu shprehi falënderim deri te të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për prezantim të filmit dhe kulturës turke në këto hapësira.

“Me ndërmjetësim të filmit do kontribuojmë për bashkëpunim,paqe, zhvillim dhe njohje më të madhe”, theksoi Topçu.

Në konferencën për shtyp morën pjesë disa regjisorë, aktorë dhe producentë turq.