e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Linda Halimi eliminohet nga Eurovision (Video)

Linda Halimi bëri një interpretim shumë të mirë në natën e parë të gjysmëfinaleve të Eurovisionit në Ukrainë.

Me këngën “Botë”, ajo përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e këtij viti, teksa në natën e parë garuan 18 shtete, me Lindën që interpretoi e katërta.

Gjithsesi, këngëtarja shqiptare nuk arriti të kualifikohet për në natën finale, duke i dhënë fund garës së saj, që në natën e parë të konkurrimit.

Më 11 maj është nata e dytë gjysmëfinale, ndërsa të shtunën është finalja e Eurovision.

Gjatë ditëve të provave në Kiev, këngëtarja shqiptare ka marrë vlerësime për potencën vokale.

Në performancën e saj të sotme, Linda, krahas vokalit, shkëlqeu edhe përmes gurëve të shndritshëm në ngjyrë argjendi, të cilët zbukuronin veshjen e dizenjuar nga Joni Peçi, por pavarsisht të gjithave, nuk arriti të bindë publikun europian për ta votuar për në finale, transmeton TCH.