e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Medalje argjendi dhe bronzi për karateistët e Maqedonisë në KE në Turqi

Karateisti shqiptar nga Maqedonia, Berat Jakupi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian në karate që po mbahet në Koxhaeli, Turqi. Ai  në finale humbi nga garuesi vendor dhe kampioni i deritanishëm evropian Aktash Ugur, me votim gjyqësor, pasi që lufta përfundoi me 0:0.

Paraprakisht në KE, Jovana Georgieva, Maqedonisë ia solli medaljen e bronztë në kategorinë deri 55 kilogramë. Karateistja maqedonase në meçin kryesor për medaljen e bronztë ishte më e mirë nga Emili Tuj (Francë). Meçi ka përfunduar 1:1, por Georgieva e para ka fituar pikë dhe për këtë arritur deri në medalje.