e Shtunë, 23 Shtator 2017 | Lajme: 0

Festivali internacional i monodramës “Bitola 2017″

Dita e fundit garuese e Festivalit internacional të monodramës “Bitola 2017″ do të fillojë me monodramën “Irena ose nuk mundem më shumë” në performim të aktores Morel Knez nga Instituti teatral slloven-Lubjanë, ndërsa në orën 20 do të performojë aktori gjerman Vili Shluter i cili do ta performojë monodramën “Odiseu” nga Lim Norevig.

Shfaqja e performancave të monodramave në konkurrencë përfundon deri në orën 23 kur do të performojë Aleksandar Dimitrovski, aktor në studion dramatike “Lot dhe të qeshura”.

“Lolita është shfaqja e cila më detyroi ta zbuloj talentin dhe dëshirën që të bëhem aktor. Lolita është shfaqje e cila vështirë luhet në një zhanër të vështirë siç është monodrama, por unë jam i gatshëm që këtë ta tejkaloj. Veprës së Vlladimir Nabokovit i bëra regjinë dhe është prodhim i përbashkët i Studios dramatike ‘Lot dhe të qeshura’, IK Qendra për kulturë dhe IK Teatri Popullor-Manastir”, theksoi aktori Dimitrovski para performancës së sotme në festival.

Festivali internacional i monodramës “Bitola 2017″ përfundon nesër mbrëma me ndarjen e çmimeve “Gran pri” dhe çmimin nga publiku, ndërsa në nder të të shpërblyerve do të organizohet koncert i muzikës teatrale.