e Martë, 19 Shtator 2017 | Lajme: 0

Zbulohen prapaskenat ‘kriminale’ të Gallianit, kërkonte fundin e presidentit të Juventusit

Në bazë të hetimeve, mund të ngrihet një çështje që ish-drejtuesi i Milan, Adriano Galliani, dhe persona të tjerë që janë në hetim, të kenë krijuar një grup kriminal.

Ata që nga viti 2009 synonin që t’iu kundërviheshin ekipeve të futbollit, të cilave i takonin të ardhurat nga shitja e të drejtave televizive në Itali dhe jashtë (1,5 miliardë euro në vit), për të zotëruar në mënyrë të paligjshme të një pjese të kësaj shume.

Kjo është ajo që kanë shkruar prokurorët milanezë në kërkesën për arrest të bërë nga Gjykatësi i hetimeve paraprake, Manuela Accursio Tagano, kundrejt tre të hetuarve në çështjen e shitblerjes së të drejtave televizive të Lega Calcio dhe për shoqërinë “Infront Italia”, e cila menaxhon të drejtat televizive për ndeshjet e Serie A dhe B.

Sipas burimeve nga gjykata italiane, Galliani nuk është përfshirë akoma në listën e të hetuarave, përcjell Express.

Personat e tjerë me të cilët ish-drejtuesi kuqezi supozohet të ketë krijuar grupin me qëllime kriminale duket se janë, presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi, tre ish-drejtues të “Infront Italy” (Marco Bogarelli, Andrea Locatelli dhe Giuseppe Ciocchetti) dhe biznesmeni Riccardo Silva, pronar i një shoqërie tjetër që merret me të drejtat televizive.

Për Bogarelli-n, Giocchetti-n dhe Silva-n është kërkuar arrestimi, më pas i hedhur poshtë nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Pas këtij refuzimi të gjykatësit, Prokuroria i ka bërë një kërkesë Gjykatës së Rishqyrtimit.

Në kërkesën e bërë për arrestimin e 3 të hetuarve kanë dalë edhe përgjimet e telefonatave të bëra mes Adriano Galliani dhe Marco Bogarelli, administratori i deleguar i “Infront Italy”, të cilët kërkojnë fundin e presidentit të Juevntusit, Adrea Agnelli.