e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Në Shkup xhirohet filmi i parë bollivudian

Në skenën e Teatrit Popullor të Maqedonisë  filloi xhirimi i filmit të parë bolivudian në Maqedoni “Vijay 61″, në të cilin janë të përfshirë mbi 1.000 pjesëmarrës nga Maqedonia.

Pas filmit qëndrojnë emrat shumë të popullarizuar dhe të shpërblyer nga India që punojnë në filma indian të incizuar në gjuhën tamiliane. Trajleri i aksionit “Vijay 61″ filloi të xhirohet në Indi në shkurt, ndërsa pritet të përfundojë gjatë fundit të vitit.

Filmi është në regji të 33-vjeçarit Arun Kumar – Atle, ndërsa në produksion të shtëpisë së njohur distributore dhe produksionit “Shri Tenandal Films”, e cila ekziston tanimë 40 vite dhe pas vetes ka biografi impresive nga qindra filma në pothuajse të gjithë industritë filmike rajonale në Indi.

Xhirimi i filmit të parë bollivudian në Maqedoni është rezultat i punës së producentit maqedonas Dejan Iliev dhe Natarajan Ramxhi, i njohur si guru lokacioni në Indi, i cili ka siguruar lokacione për mbi një mijë filma.  Iliev në partneritet me Ramxhin e themeluan “Mind produksion” e cila  e siguron xhirimin e këtij projekti në vendin tonë, në të cilin punon ekip i madh nga Maqedonia.

Maqedonia është e përfshirë edhe në punën e skenografisë, kostumografisë, grimit dhe ka 40 punëtorë filmikë. Në xhirimin marrin pjesë rreth 900 aktorë, balerinë, valltarë dhe statistë, të cilët së bashku me të punësuarit në teatër e arritën numrin prej mbi 1.000 pjesëmarrës nga Maqedonia.

Në TKM xhirohet skena nga filmi e cila luhet në skenën teatrale në Paris. Në Shkup ka mbërritur ekip i madh edhe nga India, i cili së bashku me regjisorin, aktorëve kryesor, drejtorin e fotografisë, skenografi e përbëjnë rreth 70 persona.

Shtëpia e produksionit “Shri Tenandaë Film” paralajmëron se pritet që filmi të jetë gati deri në fund të vitit. Produecenti maqedonas Dejan Iliev shprehi kënaqësi për këtë bashkëpunim të rëndësishëm, i cili, siç tha, është fryt i përpjekjeve të tyre që të sillet Bollivudi në Maqedoni