e Shtunë, 18 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Mesi i solli fitore Barcelonës në “El Klasiko” në Madrid

Barcelona ka arritur të triumfojë në klasiken e luajtur në “Santiago Bernabeo”, ndaj Realit të Madridit, dhe ka barazuar madrilenët në renditjen e kampionatit.

Los Blankos kaluan të parët në avantazh, me anë të mesfushorit brazilian Casemiro, por Barcelona u kundërpërgjigj pak minuta më pas, me një gol mjaft të bukur të Leo Messit.

Në pjesën e dytë Barcelona kaloi në avantazh me anë të një supergoli të Rakitiç dhe pak minuta më pas Reali mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq, të marrë nga Sergio Ramos.

Ekipi i Zidane nuk u dorëzua dhe në minutën e 85 gjeti golin e barazimit me anë të James Rodriguez, por Messi nuk ishte dakord me barazimin. Argjentinasi shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes golin që i dha tre pikët katalanasve në këtë përballje direkte për titullin.

Tani Barcelona dhe Reali kryesojnë renditjen e Primera Division, me nga 75 pikë, por me madrilenët që kanë luajtur një ndeshje më pak. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi, lufta për titull në Spanjë do të bëhet edhe më interesante dhe e paparashikueshme.