Friday, 25 May 2018 | Lajme: 12

Shpallet thirrja për shfrytëzimin e mjeteve nga programet IPARD për zhvillim rural

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim sot publikoi thirrje për parashtrim të kërkesës për shfrytëzim të mjeteve financiare nga Instrumenti për ndihmë inkuadruese për zhvillim rural të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i Programit IPARD 2014-2020 është përmes masave përkatëse për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural që të përmirësohet konkurrenca e prodhimtarisë bujqësore dhe sektorit bujqësor-ushqimor, përmes harmonizimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian dhe arritjes së mjedisit të qëndrueshëm jetësor dhe socio-ekonomik të mjediseve rurale përmes nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe rritjes së mundësisë për punësim.

Mjetet financiare nga Programi IPARD 2014-2-2- dedikohen për masat vijuese investuese në mjete materiale të ekonomive bujqësore, investime në mjetet materiale për përpunim të prodhimeve bujqësore dhe prodhimeve të peshkut dhe diversifikim të fermave dhe zhvillimit të biznesemeve.

Afati përfundimtar për parashtrim të kërkesës është 23 qershori i vitit 2017.

Dokumentacioni i nevojshëm për përgatitje dhe parashtrim të kërkesave, duke përfshirë edhe Udhëzimet për shfrytëzim të mjeteve nga Programi IPARD 2014-2-2- mund të ndërmerren në ueb-faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk ose www.pa.gov.mk, si dhe personalisht në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural dhe në qendrat më të afërta rajonale ose njësitet punuese të Agjencisë për nxitje  të zhvillimit në bujqësi çdo ditë nga ora 8:30 deri në 16:30.