Friday, 25 May 2018 | Lajme: 12

FMN dhe Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë stabile edhe krahas krizës politike

 Ekonomia e Maqedonisë është stabile edhe krahas të gjitha sfidave të krizës politike, vlerësojnë Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN) dhe Banka Botërore.

Në takimet e pranverës në Uashington, ku mori pjesë edhe një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga ministri i Financave Kiril Minovski, u potencua se ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të realizojë rritje prej rreth tre për qind.

“Konstatim i të gjitha institucioneve relevante financiare është se edhe krahas krizës afatgjate politike, megjithatë ekonomia dërgon rezultate pozitive. Vitin 2016 e mbaruam me rritje të BPV-së, të ardhurat janë në nivel të lartë dhe kjo vazhdon edhe në gjysmën e parë të vitit 2017, deficiti buxhetor po lëviz në kuadër të kritereve të Mastriktit, ashtu që në këtë aspekt, konstatim i përgjithshëm është se pothuaj të gjitha fundamentet makroekonomike të politikës ekonomike në Republikën e Maqedonisë janë të shëndosha dhe se edhe krahas të gjitha rrethaneve, Maqedonia jep rezultate pozitive”, deklaroi ministri Minovski.

Sipas guvernatorit të Bankës Popullore, Dimitar Bogov, parashikimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për ekonominë e Maqedonisë kanë të bëjnë me bazat mirë të vendosura të ekonomisë.

Në takimet që delegacioni nga Maqeodnia i ka pasur me përfaqësues të lartë të FMN-së, u vlerësua se projektet infrastruktuore janë pozitive për zvillimin e ekonomisë së Maqedonisë.

Banka botërore dhe Banka evropoiane për ripërtëritje dhe zhvillim përkrahin projekte në Maqedoni me vlerë prej një miliardë e gjysëm euro, pjesa më e madhe prej të cilave në infrastrukturë.