e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

SHI ka planifikuar sulm ndaj Parlamentit të Turqisë

Shteti Islamik ka përgatitur sulm ndaj Parlamentit turk dhe për këtë qëllim një pjesëtar i grupit xhihadist është dërguar ta hulumtojë rajonin, njoftoi televizioni turk Si-En-En Turk, duke iu referuar informacioneve nga Parlamenti.

Në aksionin kundër SHI-së në shkurt të këtij vitit u arrestuan 28 persona për shkak anëtarësimit në organizatën terroriste.

Një prej tyre, i identifikuar si Selim.S në tetor të vitit 2016 e ka hulumtuar  rajonin rreth Parlamentit turk, thekson televizioni.