e Hënë, 29 Maj 2017 | Lajme: 30

Ja si do të duket “Luna Parku” i ri në Shkup (Video)

Shkupi  do të bëhet me park të ri dëfrues. Këtë lajm e ka dhënë  kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nëpërmjet profilin e tij në Facebook.

“Bashkëqytetarët e mi, pas 45 viteve, përfundimisht Shkupi do të bëhet me park të ri dëfrues. Ndërtimi i parkut do të bëhet në disa faza, ndërsa ndërtimi i të njejtit, furnizimi i rekuiziteve dhe montimi i tyre do të kushtojë rreth 400 milion denarë, ose rreth 6,5 milion euro. Parku do të ndërtohet në lokacionin e njëjtë dhe do të përfshijë hapësirën e njëjtë”, shkroi Trajanovski.