e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Lokalizohet zjarri në Karposh të Shkupit, nuk ka të lënduar (Fotogaleri)

Zjarri që shpërtheu në barakat pranë SHMQSH “Zdravsko Cvetkovski” në bulevardin “Aradhet partizane” në lagjen Karposh të Shkupit është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.

Këto baraka ishin zyrat e Institutit për Zhvillimin Urban dhe Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Juridiko-Politike

Në terren intervenuan ekipet e Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit me 15 automjete e 40 zjarrëfikës. Në ndihmë u kanë ardhur edhe ekipe nga NP “Ujësjellës dhe kanalizime” për furnizim me ujë. Në teren dolën edhe ekipet e policisë, ndërsa automjetet e karrotrecit i mblodhën automjetet e parkuara në afërsi të zjarrit.

-Tani për tani nuk dihet shkaku i zjarrit por është shkaktuar dëm i madhë material. Është penguar përhapja e zjarrit në barakat e tjera. Nuk ka persona të lënduar apo zjarrfikës,  tha Komandanti i Brigadës së Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Zvonko Tomesk.

pozar3-520x293
pozar10-520x293 pozar11-520x293 pozar13-520x293

pozar-520x293 pozar14-520x293 pozar15-520x293

pozar2-520x293