e Premte, 24 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Ja kur pemët dhe perimet mund të jenë më të rrezikshme se mishi

“Një mollë në ditë, mjeku jashtë shtëpisë”, është një thënje popullore në të cilën besojnë shumë. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Frutat dhe perimet mund të na kushtojnë me jetë, dhe një nga më provat më të mira është epidemia e bakteres E. coli, e cili disa vite më parë në Gjermani dhe në disa vende të tjera vrau dhjetëra njerëz dhe shkatërroi një numër të madh të prodhuesve të trangujve, domateve dhe sallatave, tek të cilat kishte dyshime.

Shkaku u gjet përfundimisht në mikrobet në sojë që ishin të ujitura me ujë të ndotur, kështu që nuk është çudi që gjithnjë e më shumë analiza të sotme po edhe statistika të RASFF (Sistemit të BE-së për alarm në ushqim) vënë “bast” për fruta dhe perime në çështjen e parregullsive shëndetësore. Ato sipas RASFF zënë vendin e parë në listën e ushqimeve të rrezikshme, të pasuara nga peshqit, arrat dhe farat, përcjell Gazeta Express.

Se këtu ka diçka të vërtetë tregoi një studim 10 vjeçar i kryer nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për sëmundjet dhe shkuarjet në spitale të shkaktuara nga lloje të ndryshme të ushqimit.

“Ushqimet e shëndetshme”, duke përfshirë frutat dhe perimet, ishin, thonë ata, përgjegjës në 46% të rasteve të sëmundjes, mishi i kuq dhe i pulave në 22%. Edhe në qoftë se janë “organike” dhe “lokale” perimet me gjethe janë potencialisht të rrezikshme për shkak se ato kryesisht i hamë të papërpunuara apo duke mos i larë mirë.

Të gjitha frutat dhe perimet që i hamë, duhet patjetër që të lahen, duke parandaluar këshut të paktën 98% të problemeve të mundshme. Nuk duhet besuar edhe miqëve dhe familjes, kur thonë se ato që ju sollën nga kopshti i tyre janë organike, të paspërkatura… dhe menjëherë mund të hahen nga toka apo nga pema.

Ndoshta në tokë kanë ecur kafshët dhe insektet, duke lënë jashtëqitjet e tyre kryesisht me mikroorganizma patogjen.

Tek mishi më e rëndësishme, nga ana tjetër, është përpunimi i mirë termik. Mishi i freskët nga një kafshë e shëndetshme është steril dhe zakonisht ndotet me përdorimin e mëvonshëm të gabuar të njerëzve, enët e psita në kuzhine dhe sipërfaqet, apo leckat e ndotura me të cilat nganjëherë fshihet mishi.

Bakteret vdekjeprurëse

Mishi më i rrezikshëm është ai i prerë në copa të vogla, i grirë, mishi i posa paketuar i pulës plot me ujë, ku bakteret mund të shumohen lehtësisht … Por ndryshe nga frutat dhe perimet te mishi shpesh vihen re më lehtë ndryshimet si prishja dhe era e keqe. Mirëpo edhe në qoftë se nuk ka erë dhe bakteret tashmë janë zhvilluar, me përpunim të mirë termik, rreziku do të reduktohet në minimum.

Një grup i madh i enterobakterve me origjinë fekale, salmonela dhe E. coli që shumë shpesh janë patogjene, mund të vijnë nga zorrët e kafshëve. Në muskujt e derrit mund të jetë i pranishëm një parazit i rrezikshëm, trichinella, për shkak të të cilit para lëshimit në treg duhet analizuar mostrat e mishit.