e Premte, 24 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Big Brother/ Olsi dhe Fiorentina gati të marrin valixhet, çfarë ndodhi

E nisën lojën në shtëpinë e Big Brother si një çift mjaft i lidhur me njëri-tjetrin, por me kalimin e ditëve shfaqën probleme në marrëdhënien e tyre.

Shpesh Fiorentina bëhej xheloze për Olsin, por edhe mos përputhje mendimesh ka pasur mes çiftit. Ditën e sotme, duket se gjërat shkuan edhe më tej, aq sa Olsi u detyrua të nisi cigare.

Fiorentina dhe Sidrita patën një mosmarrëveshje dhe kjo gjë e ka mërzitur Olsin, i cili tentoi ta sqaroi këtë edhe me Ervinin me të cilin ka një marrëdhënie të mirë.

Në mbrëmje, Fiorentina u shpreh te Katerina mbi mosmarrëveshjet e saj me Olsin. E kuptoj kur po prekem. Olsi nuk shprehet, nuk tregon fare. S’kam nevojë për asnjë, ka plot njerëz. S’kam vuajtur ndonjëherë për kështu gjërash, nga ana e meshkujve. Mjafton një llaf të thosha edhe e kam pas te këmbët. Kjo është lojë, a kupton sa mund të mbajë unë? Edhe unë reagova mjaftueshëm mirë. Të bëj ç’të dojë, nuk mbaj njerëz me zor unë. Për një muaj e kam ulur hundën, gjë të cilën nuk e bëj ndonjëherë. Kur nuk e kam mirë me ty, çfarë të bëj të rri? Marr valixhet dhe iki”, i shprehet Fiorentina Katerinës mbi marrëdhënien e saj me Olsin./Big Brother