e Shtunë, 22 Korrik 2017 | Lajme: 0

Kelmendi e artë në Kampionatin evropian

Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi ka arritur edhe një sukses të madh në karrierën e saj.

Xhudistja kosovare ka arritur të triumfojë në Kampionatin evropian duke zënë vendin e parë.

Pejanja arriti ta mposhtë bindshëm në finale xhudistin ruse, Alesya Kuznetsova.

Kjo finale ishte deri në kategorinë 52 kilogramë.

Këtë sukses Kelmendi e arriti për herë të tretë në karrierën e saj.

Kampionati evropian është mbajtur në kryeqytetin e Polonisë në Varshavë.