e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Shtypi francez për sulmin në Shanselize: Kërcënimi është i përhershëm

Gazetat ditore franceze në edicionet e sotme flasin për sulmin e djeshëm terrorist në qendër të Parisit, në të cilin jetën e humbi një polic, ndërsa për të cilin përgjegjësinë e mori grupi Shteti islamik, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga kryeqyteti francez.

“Terrorizmi sërish në qendër të Parisit”, thekson “Figaro”, duke cekur se “forcat e sigurisë paguan çmim të lartë prej vitit 2012″, duke filluar me sulmin e Mohamed Mera. “Fryma e terrorizmit mbolli vdekje të enjten në mbrëmje në kuartin mjaft simbolik Shanselize. barbaria sërish e goditi kryeqytetin në zemër”, shkruan gazeta.

me konstatim të ngjashëm del edhe “Parisien”. “Policët janë caqe. Si ushtarët. Si proftërinjtë. Si hebrenjtë. Si dizajnerët, gazetarët… fëmijët, gratë, terracat dhe të rinjtë në koncerte”, thekson gazeta, duke shtuar se “në realitet kërcënimi është i përhershëm dhe universal: Këta njerëz nuk janë asgjë tjetër përveç se vrasës”.

“Pas Luvrit dhe Orlit, tani edhe Shanselize”, vlerëson “Sud-Uest”. “Secili e din se nuk ekziston zero rrezik. Edhe se përgjigje më e mirë për terroristët dhe xhihadistët dhe nga të gjitha llojet, ende dhe çdoherë është uniteti nacional”, pohon gazeta.

“Shkaktojnë frikë për të parë se si do të instalohet urrejtja – dhe anasjelltas – ai është qëllimi”, konsideron “Zhurnal de la Ot Marn”. “Nëse nuk arrijmë të adaptohemi ndaj këtyre sulmeve terroriste, një gjë duhet të kemi në mendje se ato mund të ndodhin në çdo kohë”, shton gazeta.

“Dhuna – e cila qartë e mban vulën e terrorizmit – ishte shfaqur mbrëmë në lajme…në vend simbolik të njohur për të gjithë dhe vetëm disa orë para zgjedhjeve presidenciale”, konsideron “La Depsh di Midi”.

Tre ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale “vdekja e një polici në Shanselize përnjëherë e përballi fjalimin e kandidatëve me realitetin për terrorizmin që po e kërcënon Francën dhe Evropën, vlerëson “La Libre Sharant”.