e Shtunë, 29 Prill 2017 | Lajme: 1

Mbi 220 njerëz janë lënduar në protestat antiqeveritare në Venezuelë

Së paku 223 njerëz u lënduan në protestat e djeshme antiqeveritare në Venezuelë, kumtoi Blloku opozitar për unitet demokratik.

Sipas përfaqësuesve opozitarë, në protestat që u mbajtën më 19 dhe 20 prill janë arrestuar 585 njerëz. Por, opozita paralajmëroi vazhdim të protestave.

Kriza politike në Venezuelë filloi kur Gjykata kushtetuese i zgjeroi ingerencat e presidentit Nikollas Maduro dhe të Parlamentit dhe e ndaloi opozitarin Enrike Kapriles ta kryejë funksionin e guvernatorit të shtetit Miranda.

Prej fillimit të muajit në venezuelë po mkbahen protesta masive, të cilat shpesh kalojnë në përleshje me policinë.

Qeveritë e nëntë shteteve amerikanojugore (Argjentina, Brazili, Kolumbia, Kosta Rika, meksika, Paraguaji, Peru, ujruguaji dhe Kili) i dënuan përleshjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë dhe u bënë thirrje autoriteteve të Venezuelës të ndërmarrin masa për ndërprerje të dhunës.