e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Një polic është vrarë gjatë sulmit terrorist në fushat e Eliseut

Sulmi i kryer mbrëmë në avenynë Shanselize në Paris, në të cilin është vrarë një polic, është sulm terrorist, për të cilin përgjegjësinë e mori organizata Shteti islamik.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, sulmi ndodhi vetëm tre ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Sulmi ndodhi pak para orës 21, kur avenyja Shanselize është më e vizituara. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, sulmuesi ka arritur me automobil në fushat e Eliseut në afërsi të shitores “Marks dhe Spenser”, pas çka menjëherë ka filluar të gjuajë me armë automatike ndaj patrullës policore që ndodhej në automobil.

Me atë rast, ai plagosi për vdekje një polic, pas çka filloi të ikë përmes trotuarit duke gjuajtur ndaj policisë, duke plagosur edhe dy oficerë të tjerë policor, prej të cilëve njëri është në rrezik për jetë, si dhe një kalimatre. megjithatë, policët e tjerë të patrullës arritën ta qëllojnë sulmuesin.

Një grua e punësuar në njërin nga dyçanet e avenysë, për tv kanalin informativ BFMTV dëshmoi se pas të shtënave, “shumë njerëz kanë qarë dhe kanë ikur në të gjitha anët” dhe se “avenyja ishte e evakuuar për vetëm 5 minuta”.

Prefektura e Parisit menjëherë u bëri thirrje banorëve të Parisit dhe turistëve të mos shkojnë në atë pjesë të qytetit.

Minsitria e brendshme franceze pohon se ka pasur vetëm një sulmues, ndërkaq po gjurmohet edhe pas bashkëpunëtorëve të tij të mundshëm.

Hetimi i është besuar Sektorit antiterrorist të Prokurorisë publike të Parisit. Në kuadër të hetimit është kryer edhe bastisje në shtëpinë e pronarit të automobilit të shfrytëzuar nga sulmuesi.

Në Pallatin e Eliseut mbrëmë vonë u mbajt takim i jashtëzakonshëm i presidentit francez Fransoa Oland me kryeministrin Bernar Kaznev dhe ministrin e brendshëm, Matias Fekel.

Deri më tnai nuk ka informata për identitetin e sulmuesit, ndërsa BF TV lajmëroi se vrasësi ka qenë i njohur për shërbimet policore antiterroriste, sepse gjoja në rrjetet sociale kishte paralajmëpruar se dëshiron të vrasë polic. Mediumet franceze spekulojnë se është e mundur të bëhet fjalë për shtetas francez apo belg i moshës prej 39 vjeç, i cili quhet Karim C.

Shpejtë pas sulmit, përgjegjësinë për të e mori Shteti islamik, përmes portalit të vet të internetit Amak.

“Kryesi i sulmit në qendër të parisit është Abu Jusef, belg. dhe ai është një nga luftëtarët e Shtetit islamik”, thuhet në kumtesë.

Sulmi në Shanselize, cak i të cilit ishin forcat e rendit, ndodhi në kohën derisa zgjaste debati i fuindit televiziv i njëmbëdhjetë kandidatëve për president në prag të zgjedhjeve të së dielës. Të gjithë kandidatët presidencial e dënuan sulmin dhe u shprehën respekt forcave të rendit.

Për sigurimin e 67.000 vendvotimeve të dielën, do të angazhohen mbi 50.000 policë dhe forca të xhandarmërisë, të mbështetur nga rreth 7.000 ushtarë. Minsitria e brendshme u dërgoi udhëzim të gjitha prefekturave rreth masave të cilat duhet të ndërmerren, si dhe për aktivitetet në rast të incidenteve.

Mbrëmë, francezëve iu drejtua edhe presidenti Oland, duke i shprehur respekt policit të vrarë dhe të gjitha forcave të sigurisë.