e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Fox News: Departmenti i Shtetit dhe USAID paditen për financat e Sorosit në Maqedoni

Judicial Watch ka njoftuar se ka paditur DSH dhe USAID-in në lidhje me rreth 5 milionë dollarë, të cilat sipas tyre kanë shkuar në duar të fondacionit të George Soros-it në Maqedoni, shkruan FoxNews.

Juicial Watch ka bërë padi për Aktin e Lirisë së Informacionit kundër Departamentit të Shtetit dhe USAID për shkak se nuk i janë përgjigjur kërkesës së parashtruar më 16 shkurt për të dhënat lidhur me financimin e aktiviteteve të Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të dhënat lidhur me komunikimet midis stafit të Departamentit të Shtetit me Fondacionin Shoqëria e Hapur  lidhur me çështjen në fjalë.

Në faqen e internetit të USAID-it qëndron se në periudhën nga shkurti i 2012 deri në fund të gushtit 2016, kjo orgazatë ka transferuar gati 5 milionë dollarë në llogarinë e Fondacionit Shoqëria e Hapur- Maqedoni në partneritet me katër OJQ lokale.

Në SHBA, çështja e fondeve të USAID-it dhe veprimtaria e Fondacionti Shoqëria e Hapur – Maqedoni, ndërlidhen edhe me ambasadorin e tanishëm amerikan në Shkup, Jess Baily.

Sipas FoxNews, nga viti 2012 e deri në vitin 2016, në Maqedoni janë harxhuar rreth 5 milionë dollarë, duke trajnuar qindra të rinj të Maqedonisë për tema si liria e asociacioneve, politikat rinore, aktivizmi qytetar, argumentimi bindës dhe media e re.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha për Fox News se, “Departamenti nuk komenton rastet që janë në proces gjyqësor.”

Por, një zëdhënës i Fondacionit Shoqëria e Hapur, për Fox News tha se “Fondacioni i Shoqërisë së Hapur shpenzon gati një miliard dollarë në vit për të promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë në mbarë botën. Kur USAID  përzgjedh Fondacionin Shoqëria e Hapur për të shpërndar fondet e USAID – it të cilat pastaj shkojnë tek OJQ – arsyeja është se ne kemi një reputacion për transparencë, efikasitet dhe profesionalizëm.”

Judicial Watch konsideron se ka patur ndërhyrje në politikën e brendshme të Maqedonisë që mund të përfshihet në shkeljen e Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

Qeveria e SHBA-ve ka shpenzuar në heshtje miliona dollarë të taksapaguesve për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të qendrës së djathtë në Maqedoni, duke bashkëpunuar me miliarderin filantropist të krahut të majtë George Soros, ka raportuar kohë më parë Judicial Watch.

Aktivitetet e Baily dhe financimi i Fondacionit të Sorosit nga USAID janë vendosur nën shqyrtim nga Kongresi në fillim të këtij viti. Më 17 janar 2017, senatori Mike Lee  i dërgoi një letër Baily duke i kërkuar atij për të shpjeguar marrëdhëniet e Departamentit të Shtetit me Fondacionin Shoqëria e Hapur. Pasi nuk ka marrë përgjigje, ai dhe disa kongresmenë amerikanë kanë kërkuar nga Sekretarin e Shtetit Rex W. Tillerson të hetojë menjëherë.

Grupi i kongresmenëve pretendon se Jess Baily, i zgjedhur nga zoti Obama për të qenë ambasadori i Maqedonisë, ka “punuar parapa skenave me Fondacionin Shoqëria e Hapur të zotit Soros për të kanalizuar shuma të mëdha dollarësh amerikanë për çështjen, dhe kjo është një ndërhyrje e ambasadorit të SHBA-ve në punët e brendshme politike, në shkelje të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”.

-Kemi marrë raporte të besueshëm se, gjatë viteve të fundit, Misioni i SHBA ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën partiake në Maqedoni, duke ndikuar edhe në krijimin e ambientit mediatik e të shoqërisë civile, shpesh duke favorizuar grupe politike me prirje nga e majta, para të tjerëve. Këto raporte i konsiderojmë dekurajues dhe, nëse janë të vërtetë, shumë problematikë, shkruan Lee në letrën e dërguar deri tek Sekretarit të Shtetit Rex W. Tillerson nga i cilu u kërkua të hetojë menjëherë se si po përdoren fondet amerikane nga DSH dhe USAID. Letra u nënshkruar edhe nga Senatorët Inhofe (Republikan, Oklahoma), Tillis (Republikan, North Carolina), Cruz (Republikan, Teksas), Perdue (Republikan, Georgia) dhe Cassidy (Republikan, Louisiana).