e Shtunë, 29 Prill 2017 | Lajme: 1

Në institucionet për arsim të lartë punojnë 4.114 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë

 Në institucionet për arsim të lartë në vitin akademik 2016/2017 punojnë 4.114 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, nga numri i përgjithshëm i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve, 2.923 apo 71,1 janë mësimdhënës dhe 1.191, ose 28,9 për qind bashkëpunëtorë.

Numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve – gra në vitin akademik 2016/2017 janë 1.910 apo 46,4 për qind.