e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Vazhdim i pesëmbëdhjetë i seancës konstitutive të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e ka mbajtur vazhdimin e 15-të të seancës konstitutive, në të cilën në rend dite janë formimi i Komisionit për përzgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe si pikë e fundit e seancës është përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Ndaj debatit të djeshëm të Liljana Zaturovskës sot replikuan koleget e saj nga VMRO-DPMNE.

Deputeti Ilija Dimovski potencoi se duhet të debatohen temat në bazë të të cilave vendoset marrëveshja e arritur mes partive parlamentare që dëshirojnë të formojnë shumicë.

Ndaj kryesuesit të seancës Trajko Veljanoski reaguan sërish deputetët e LSDM-së për mënyrën e udhëheqjes së seancës.

Veljanoski tha se ai duhet të punojë në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit, por i ftoi deputetët që të heqin dorë nga replikat dhe kontrareplikat që sa më shpejt të votohet Komisioni.

Syrija Rushdi nga Aleanca për shqiptarët në një prej kontrareplikave tha se lihet përshtypja se deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi rama dhe të kolegut të tij Zijadin Sela, deputetët e Maqedonisë i lexojnë mbrapsht. Deklarata e përbashkët e shqiptarëve, sipas deputetit Rushidi është kontribut për stabilizimin e mëtutjeshëm të shtetit.

“Nuk ka asnjë argument bindës me çka rrezikohet gjuha maqedonase me këtë deklaratë, ka edhe vlera tjera si kultura, identiteti, feja etj. Nuk shoh se cili interes strategjik i maqedonasve është i rrezikuar”, tha ai.

Seanca do të vazhdojë pas pushimit të rregullt prej një ore.

Në pajtim me të dakorduarën, në Komision për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet ketë gjashtë përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe pesë nga LSDM, ndërsa BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar.

Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.