e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Nëntë fatkeqësi komunikacioni në Shkup, një udhëtar në autobus dhe një këmbësor janë lënduar rëndë

Një udhëtar në një autobus dhe një këmbësor janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsejt nëntë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër prej tyre më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Gjatë ditës së djeshme policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të kundërvajtjeve tek tetë vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar dhe tek 10 vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë prëdorur telefonin celular. Janë hasur edhe 28 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 44 automjete.

Në kuadër të aksionit edukativ të trafikut “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” Sektori për preventivë sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasave të dyta dhe të katërta në SHF “Krume Kepeski” që ndodhet në rajonin e komunës Ksiella Vodë.