e Hënë, 29 Maj 2017 | Lajme: 30

Gjyste Vulaj bë Ermal Mamaqin që të zgurdullojë sytë (Video)

Showmeni i njohur Ermal Mamaqi vazhdon të befasojë publikun me të ftuarit e tij në emisionin “Xing me Ermalin”.

Këtë të shtunë, ai ka ftuar dy këngëtarë shumë të njohur shqiptar, një nga Maqedonia dhe tjetrin nga Mali i Zi.

Gjyste Vulaj dhe Shpat Kasapi janë të ftuar këtë javë në “Xing me Ermalin”, dhe do të dhurojnë spektakël për teleshikuesit.

Në promon e emisionit të publikuar nga Ermal Mamaqi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, vërehet se Gjyste Vulaj do të vijë me një veshje mjaft të ekspozuar në emision.

Madje në një prej momenteve kur Mamaqi tenton ta mbulojë me batanije, Gjystja nuk heziton që të ngre këmbët lartë duke i vendosur mbi tavolinën e prezantuesit.

Në atë moment publiku e ka shoqëruar me ovacione.