e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Padi penale kundër ambasadorit Baily për aktivitetet e tij në Maqedoni

Judicial Watch ka ngritur padi penale kundër ambasadorit amerikan Jess Baily  para gjykatës në Uashington për aktivitetet e tij në Maqedoni. Padia vjen pas shfaqjes së dyshimeve në lidhje me financimin e paligjshëm dhe aktivitete politike në kuadër të Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Me sa duket, ky fondacion ka marrë 5 milionë dollarë nga USAID-i për periudhën 2012 -2016.

Padia është ngritur në Gjykatën e Qarkut në Kolumbi pasi Departamenti i Shtetit dhe USAID-i nuk i janë përgjigjur kërkesës për qasje të lirë në informacione të karakterit publik, në lidhje me raportet dhe marrëveshjet për shpërndarjen e fondeve që Departamenti i Shtetit kishte transferuar në llogarinë e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Kërkesa përfshinë edhe informacione rreth kontakteve midis zyrtarëve të Departamentit të Shtetit me stafin e  Fondacionit Shoqëria e Hapur në Maqedoni dhe informacion në lidhje me përfshirjen dhe kontaktet që kishte realizuar ambasadori amerikan Jess Baily me organizatat.

Në faqen e internetit të USAID-it qëndron se në periudhën nga shkurti i 2012 deri në fund të gushtit 2016, kjo orgazatë ka transferuar gati 5 milionë dollarë në llogarinë e Fondacionit Shoqëria e Hapur- Maqedoni në partneritet me katër OJQ lokale.

Në shkurt, Judicial Watch raportoi: Qeveria e SHBA-ve ka shpenzuar në heshtje miliona dollarë të taksapaguesve për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të qendrës së djathtë në Maqedoni, duke bashkëpunuar me miliarderin filantropist të krahut të majtë George Soros.

Kohët e fundit, gjashtë kongresmenë duke përfshirë edhe Senatorin Mike Lee kanë kërkuar të shqyrtohen aktivitetet e ambasadorit Baily dhe të USAID-it. Më 17 janar 2017, senatori Mike Lee  i dërgoi një letër Baily duke i kërkuar atij për të shpjeguar marrëdhëniet e Departamentit të Shtetit me Fondacionin Shoqëria e Hapur.

Grupi i kongresmenëve pretendon se Jess Baily, i zgjedhur nga zoti Obama për të qenë ambasadori i Maqedonisë, ka “punuar parapa skenave me Fondacionin Shoqëria e Hapur të zotit Soros për të kanalizuar shuma të mëdha dollarësh amerikanë për çështjen, dhe kjo është një ndërhyrje e ambasadorit të SHBA-ve në punët e brendshme politike, në shkelje të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”.