e Dielë, 20 Gusht 2017 | Lajme: 0

Raporti i “The American Spectator”: Soros kontribuoi për një vatër kanabisi në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i vetmi udhëheqës i huaj që erdhi në SHBA vitin e kaluar dhe nuk e mbështeti kandidaturën e Donald Trump, ndoshta me urdhër të shokut të tij të ngushtë, George Soros, shkruan Victor Gaetan në raportin e tij për gazetën “The American Spectator” duke përshkruar ndikimin e Sorosit në Shqipëri.

“Zoti na ruajt nëse Trump fiton nominimin republikan”, – u shpreh Rama për CNN. Më tej, ai vijoi: “Trump do të dëmtojë shumë Amerikën dhe jo vetëm Amerikën, por gjithë botën”.

Megjithatë, Rama vazhdon të përfitojë nga një program masiv i USAID-it i menaxhuar nga gruaja e tij e dytë dhe për të manipuluar ambasadën e SHBA, ndërkohë që ai e drejton vendin në terren, ndërsa nxit kaos në Maqedoninë fqinje. Politika amerikane në Shqipëri ka nevojë për një kthesë në drejtim të kundërt … Është e thjeshtë: Shqipëria është një rrëmujë, shkruan Gaetan.

Situata në Shqipëri

Fuqia e dytë më e madhe politike të vend, Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin dhe refuzon që të hyjë në zgjedhjet deri sa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama.

Ndërkaq, ish-disidentët politikë dolën në rrugët e Tiranës muajin e kaluar për të protestuar emërimin nga ana e Ramës të ministrit të ri të brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë hetues gjatë regjimit shtypës të Enver Hoxhës, ndërsa vëllai i tij është i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Hoxha burgosi rreth 100 mijë njerëz në burgje dhe kampe çnjerëzore; rreth 5500 u ekzekutuan pa gjyq. Midis të eliminuarve kishte poetë, shkrimtarë, intelektualë dhe klerikë të krishterë. Papa Françesku lumturoi 38 martirë shqiptarë vitin e kaluar.

Në mënyrë të pabesueshme, 27 vjet pas shembjes së komunizmit, politika shqiptare është ende e trazuar nga klane grabitqarësh të fuqizuar gjatë diktaturës së frymëzuar nga Stalini e më pas nga Mao.

A dështoi Perëndimi në përpjekjet të ndihmonte Shqipërinë të hynte në rrugën drejt demokracisë?

Krejt e kundërta, Shqipëria ka marrë asistencë të zgjeruar nga institucionet perëndimore, përfshirë Bashkimin Evropian dhe qeverinë amerikane.

rama

USAID shpenzoi 60 milionë dollarë vetëm për sektorin e drejtësisë në periudhën 2000-2015, shpesh duke u koordinuar me  Open Society Foundation të George Sorosit gjatë administratës së kaluar. “Interesimi zyrtar i SHBA koincidon me aktivitetin e Sorosit. Është e vështirë të dallosh ku fillon interesi i njërit e ku mbaron interesi i tjetrit. Interesi i tij u bë sinonim i politikës amerikane”, thotë gazetari Erl Murati.

Por ndihma e Perëndimit kryesisht forcoi një shtet jofunksional, duke pasuruar një rrjtet nipotik.

Kjo ndihmë nga jashtë po ndihmon Partinë Socialiste dhe “kolonën e pestë” të OJQ-ve aletate të përdorin dhunën si një prej taktikave kryesore për të marrë pushtetin kundër konservatorëve.

Plani i Sorosit për Shqipërinë u realizua më 2013, kur Partia Socialiste e Edi Ramës mundi Partinë Demokratike, një fitore e paraprirë nga dhuna.

Provë e pamohueshme se kush e solli Ramën në pushtet

Publikimi i emaileve të Clinton nga WikiLeaks verën e kaluar zbuloi një provë të rëndësishme: Atë që miliarderi evazor i taksave George Soros udhëzoi Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton të ndërmerrte një aksion specifik, më saktë të ndërhynte në Tiranë për Edi Ramën, duke çuar në protestat e dhunshme në rrugë në janar 2011.

ramaa

Stafi i Clintonit u përgjigj menjëherë. Brenda pak ditëve, një i dërguar i BE i sugjeruar nga Soros, dipëlomati sllovak Miroslav Lajcak mbërriti atje.

Në atë kohë Rama ishte kryebashkiak i Tiranës dhe lider i opozitës, e angazhuar në një luftë për pushtet me Partinë Demokratike, e cila e kishte mundur ngushtë dy vjet më parë.

Rama nxiti demonstratat – ku u vranë katër persona dhe u palgosën mbi 150 – për të protestuar kundër korrupsionit të qeverisë, zbuluar nga një video e regjistruar fshehtazi nga ministri i Ekonomisë, e cila tregonte se si ai urdhërohej nga zëvendëskryeministri Ilir Meta për të bërë mashtrime me kontratat publike e marrë ryshfet. Të dy ishin nga LSI, në atë kohë në koalicion me PD.

Në sipërfaqe, Edi Rama, ish-basketbollist, i shndërruar në arstist, pastaj politikan, duket tip cool dhe trendy, ose të paktën ky është imazhi që përpiqet të japë.

I zgjedhur si kryebashkiak më 2000, pas dy vjetëve si Ministër i Kulturës, Rama bëri përshtypje me lyerjen e blloqeve të ndërtesave me ngjyra të gjalla.

Ai krijoi një reputacion ndërkombëtar si novator post-modern, duke treguar, për shembull, në një TED Talk në Selanik se si projekti i tij për lyerjen e ndërtesave ndihmoi në uljen e kriminalitetit, ndonëse nuk ka ndonjë provë për këtë. “Pasi ndërtesat u lyen, njerëzit nisën të hiqnin qepenat e dyqaneve. Në rrugët e lyera patëm mbledhje taksash 100%, teksa normalja ishte 4%. Njerëzit pranonin ta paguanin pjesën që u takonte, sepse e kuptuan përmes ngjyrave që qyteti ekzistonte”, mburrej në një bisedë me Guardian.

Kanabis dhe korrupsion

Si ka ecur Rilindja pothuajse katër vjet më pas? Shkëlqyeshëm, nëse merresh me drogë. Keq, nëse je qytetar i rregullt.

Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit për Evropën, sipas një raporti të këtij viti nga Europol. Dikur Shqipëria ishte një nga prodhuesit, bashkë me Bullgarinë, Kosovën e Serbinë, por tani i ka spostuar të gjithë.

Prodhimi i kanabisit është burimi kryesor i të ardhurave nga bujqësia, sidomos në rajonet malore. Një blog italian shpejgon se “plantacionet e kanabisit janë shtuar si kërpudha anembanë vendit” në katër vitet e fundit, pjesërisht edhe për shkak të përdorimit të një fare të re vietnameze që rritet shpejt.

Sipas prokurorit italian anti-Mafia Franko Roberti, trafiku i kanabisit nga Shqipëria u rrit trefish vitin e kaluar dhe italianët besojnë se përfitues janë ekstremistët islamikë.

BBC vlerësonte se kjo industri është rreth pesë miliardë euro në vit, sa gjysma e GDP të vendit.

Përmes Shqipërisë shkon në Evropë edhe heroina nga Afganistani, duke u shpërndarë nga shqiptarët e shumtë emigrantë.

Ndonëse Rama vë në dukje kapjen e sasive të mëdha nga policia, gazetari i pavarur Vincent W.J. van Gerven Oei flet për një plan të ri kundër drogës nga Bashkimi Evropian dhe arrin në konkluzionin se nuk ka për t’i shkaktuar asgjë krimit të organizuar, çka nuk duhet të habisë, përderisa sa vëllai i ministrit të rendit akuzohet për trafik kokaine dhe është nën hetim në Itali.

Një rast tjetër është ai i Klemend Balilit, i kërkuar nga Greqia për trafik kanabisi, i cili nuk preket për shkak të lidhjeve me zyrtarë kombëtarë e lokalë të PS, siç shkruan Balkan Insight dhe CNN Greece, bazuar në burime poltike.

Tregtia e drogës lehtësohet përmes korruptimit të drejtësisë dhe politikës shqiptare.

Një studim i BE për periudhën 2014-16 tregon një rritje të qytetarëve të gatshëm për të korruptuar zyrtarët dhe rënie të shpresës së publikut.

Ndërkaq, portalet e lajmeve janë të mbushura me ngjarje të çuditshme për sjellje të keqe nga ana e politikanëve dhe mosrespektim të përpjekjeve për pajtim. Dy kryebashkiakë socialistë të hetuar për falsifikim dokumentesh u mbrojtën nga KQZ, ashtu si dhe një deputet socialist i akuzuar për sulm kundër kolegëve. Të paktën deputeti i akuzuar për vrasje në Belgjikë dhe për komplot për vrasjen e Metës e humbi imunitetin parlamentar.

edi-rama-3-520x323

Profesori i New York University Shinasi Rama, shtetas shqiptaro-amerikan (nuk ka lidhje me kryeministrin), pohon se “Shqipëria është totalisht dhe tërësisht e korruptuar, e kriminalizuar deri në thelb, një shtet mafioz”.

“Vendi përdoret nga sindikata kriminale ndërkombëtare me pasoja të tmerrshme për shtetin, njerëzit, vlerat sociale dhe dmokracinë, sepse mafia njeh vetëm një ligj, ligjin e saj, të cilin dëshiron t’ua imponojë edhe politikanëve”.

“Faktikisht, politikanë janë kapot e mafias, që luftojnë për pushtet, sepse humbet shtetin humbet autoritetin administrativ”, thotë specialisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili ndihmoi në themelimin e Bletës Shqiptare, një grupi-establishment i diasporës.