e Martë, 27 Qershor 2017 | Lajme: 0

Shkup: Me shkopinj bejsbolli rrihen mysafirë dhe pronari i një lokali

Tre persona mbrëmë në orën 21:30 me shkopinj bejsbolli fizikisht e kanë sulmuar N.Z., pronar i një objekti hotelierik në Skopsko pole, njoftoi policia.

Plaçkitësit kanë sulmuar edhe disa mysafirë të cilët kanë qenë në lokal. I kanë goditur në kokë dhe trup, me ç’rast janë lënduar SH.M. (33), N.B. (38), K.M. (23), të gjithë nga Trubareva, R.V. (34) nga Kavadari dhe A.J. (29) nga Shkupi. Askush nga të lënduarit deri tani nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Po ndërmerren masa për gjetje të sulmuesve dhe për pastrim të plotë të rastit