e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Gabriel në Tiranë: Reforma në drejtësi duhet të bëhen dhe nuk ka asnjë alternativë për këtë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se reforma në drejtësi duhet të bëhet dhe nuk ka asnjë alternativë për këtë, njofton ATSH-ja.

“Ne inkurajojmë gjithmonë qeveritë e vendeve të rajonit apo dhe Shqipërisë që të vijojnë rrugën e tyre drejt integrimit në BE dhe të mos i paralizojnë reformat e inicuara tashmë. Ndonjëherë kjo është e vështirë pasi ndonjëherë nuk ka alternative ndaj disa reformave. Si për shembull reforma në drejtësi, apo lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organziuar. S’ka alternativa ndaj tyre”, tha Gabriel.

Duke folur për zgjedhjet Gabriel u shpreh se ata janë gati të ndihmojmë duke sjellë më shumë vëzhgues zgjedhorë, të diskutojnë më tepër për financimin e fushatës zgjedhore, por për këtë duhet të flitet në parlament dhe jo në çadër.

“Këshillojmë me urgjencë që ky bojkot të mbyllet. Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi kalon në situatë kaotike ne nuk mund tju mbështesim. Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE”, tha Gabriel.

Ai theksoi se qëndrimet e tij në Tiranë janë në emër të qeverisë federale të Gjermanisë dhe jo të atij personalisht.

“Ajo çka po them në Tiranë s’është pikëpamja ime personale, por edhe ajo e Kancelares Merkel. Ky është pozicionim i qeverisë federale. Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shkojnë në rrugën e tyre drejt BE. Forca e BE për të krijuar dhe për të ofruar perspektivën e integrimit në BE vazhdon të mbetet e njëjtë”, siguroi Gabriel, duke shtuar se, “për këtë rrugëtim do të duhen të përmbushen një sërë premisash, por ne e dimë si qeveri federale që mund të bëjmë më tepër për zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha Gabriel.

Ndërkaq, kryeministri shqiptar duke shprehjur mirënjohje për mbështetjen e veçantë që Gjermania ka dhënë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, tha se asistenca gjermane ka qenë në disa reforma transformuese, si reforma në drejtësi, forcimin e adrminitratës publike, infrastrukturë, energjitikë, arsimin profesional dhe jo vetëm.

“E informova minisitrin e jashtëm gjerman për të gjitha hapat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në përmbushje të të gjitha sfidave që ne kemi veçanërisht me fillimin e zbatimit të vetingut për të çliruar sistemin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar për t’u dhënë një mesazh partnerëve dhe miqve tanë evropainë se Shqiëpria është gati të fillojë hapjen e negociatave për hyrjen në BE”, tha Rama.

Ai shtoi se i ndajnë pikëpamjet mbi ecurinë e mëtejshme të një procesi historik për rajonin, procesin e Berlinit, ku ministri Gabriel po luan një rol të veçantë që takimi i ardhshëm në Trieste të jetë frytdhënës në vazhdën e takimeve në Vjenë e Paris.

“Vazhdojmë të qëndrojmë krahpërkrah Gjermansië për sfidat e përbashkëta dhe për të bërë çdo gjë që në Shqipëri të afirmohet perspektiva evropiane për të mbajtur larg aktorë të tretë që nuk kanë lidhje me perspektivën evropiane të Shqipërisë”, theksoi kryeministri Rama.