e Hënë, 29 Maj 2017 | Lajme: 30

Berlusconi: Lamtumirë Milan

Berlusconi ka shitur 99.93 për qind të aksioneve te “Rossoneri Sport Investment Lux” për 740 milionë euro në total, ku prej tyre ishin 220 milionë borxhe, të cilat duhet t’i shlyej kompania e re.

I emocionuar në fjalimin e fundit si president i Milanit, Silvio Berlusconi, tha se kurrë nuk do t’i harrojë emocionet që ia ka dhuruar ky klub gjatë viteve.

“Sot, pas më shumë se 30 viteve, lë postin e presidenti të Milanit”, tha fillimisht Berlusconi.

“E bëj me dhimbje dhe shumë emocione, por e di se në futbollin modern, për të konkurruar me klubet më të mëdha evropiane, duhet investime të vazhdueshme që një familje e vetme nuk mund ta bëjë”, shtoi ai.

“Kurrë nuk do t’i harrojë emocionet që mi dhuroi Milani, ashtu si të gjithë dashamirësve. Po ashtu nuk do t’i harrojë kurrë njerëzit që ma mundësuan të jem president i këtij klubi për kaq shumë vite”, shtoi mes tjerash Berlusconi në fjalimin e gjatë pas shitjes së Milanit.