e Dielë, 23 Prill 2017 | Lajme: 1

SHBA përkrah Kosovës: McCain, pajtimi me serbinë jo i pamundur

Senatori i Shteteve të Bashkuara, John McCain, gjatë fjalimit të tij në parlamentin e kosovar, ka deklaruar se pavarësisht vështirësive, pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë është një proçes i mundshëm.

Zyrtari i lartë amerikan theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, ndërsa bëri thirrje që ushtria të themelohet me konsensus të gjerë, përfshirë dakordësinë e deputetëve serbë. McCain garantoi edhe vazhdimin e mbështetjes amerikane në rrugën e integrimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Kosovës, Senatori i ShBA, John McCain, ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marëdhënieve me Serbinë, duke deklaruar se pajtimi është një proçes i vështirë por jo i pamundur.

Ai u shpreh se është mjaft e rëndësishme që edhe ushtria të themelohet me anë të konsensusit me serbët e Kosovës. Senatori amerikan garantoi mbështetjen e vazhdueshme të ShBA për Kosovën.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, John McCain, u nderua me Urdhrin e Lirisë, nga Presidenti Thaçi, ndërkohë që zhvilloi edhe biseda me kryeministrin Isa Mustafa si dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Në diskutimet është folur kryesisht mbi rëndësinë e stabilitetit rajonal si dhe vazhdimin e rrugës së Kosovës në proçeset për integrimin e mëtejshëm në organizmat ndërkombëtare