e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Tur-operatori polak Rainbow paralajmëroi hyrje në tregun e Maqedonisë

Një nga tre tur-operatorët më të mëdhenj në Poloni, Rainboq, do të fillojë t’ua shesë Maqedoninë turistëve të vet.

Siç kumtoi Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, tur-operatori polak pas disa ditëve të udhëtimit inspektues nëpër vend, lidhi marrëveshje me disa hotele dhe vendosi që vitin e ardhshëm të fillojë me fluturime çarter.

“Pas Rego Bis, ky është tur-operatori i dytë i madh i cili paraqiti interes për t’ua ofruar bukuritë turistike të Maqedonisë turistëve nga Polonia. Me ardhjen e tij, dyfish do të rritet numri i turistëve polakë. Rego Bis fillon të fluturojë këtë vit, ndërsa Rainbow vitin tjetër, 2018. Kjo është mujndësi që Maqedonia të pozicionohet si destinacion turistik në tregun 38-milionësh dhe kësaj radhe do ta zgjerojmë ofertën tonë, me çka fokusi krahas turizmit liqenor, do të jetë edhe në pjesët e tjera të Maqedonisë”, deklaroi drejtoresha e Agjencisë Lepa Kërstevska.

Sipas Agjencisë, trendi i vizitës së turistëve polakë në Maqedoni po rritet intensivisht në pesë vitet e fundit, me çka polakët u numëruan në top 10 turistët të cilët e vizitojnë vendin. Polonia është vendi i tetë në Evropë sipas numrit të popullatës, përderisa mysafirët nga Polonia të cilët e vizitojnë Maqedoninë janë të moshës prej 30 deri 55-vjeç me preferencë për kulturë, histori dhe aktivitete në natyrë