e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Filarmonia do t’i mbyllë 40-të Ditët e muzikës së Maqedonisë

Dyzet Ditët e muzikës së Maqedonisë do të përfundojnë sonte me koncert simfonik të Filarmonisë së Maqedonisë. Solist do të jetë violonçelisti Gal Faganel (Sllovenia/SHBA, ndërsa koncertin do ta udhëheqë dirigjenti britanik Kris Rasman.

Do të performohen vepra nga disa gjenerata të krijuesve të muzikës maqedonase: Muzikë koncertale për violonçel dhe harqe nga Toma Proshev, pjesa e tretë e simfonisë nr. 4 e Kirill Makedonski, pjesa e tretë e simfonisë nga Simfonia nr. 7 “Pranvera” nga cikli “Katër stinët e vitit” të Risto Avramovskit. Premierë në Maqedoni do të luhet edhe vepra simfonike “Pengesë qiellore” e autorit të ri Majkëll Bakrnçev.

Ditët jubilare të muzikës së Maqedonisë, të cilat i organizon Lidhja e kompozitorëve të Maqaedonisë, këtë vit në program kishin njëmbëdhjetë termine koncertale, si dhe seminare, prezantime dhe ligjërata. Manifestimi ka filluar më 27 mars me koncert të muzikës instrumentale “Apokaliptikum” të Dragan Dautovskit.