e Martë, 27 Qershor 2017 | Lajme: 5

Shqiptari 18 vjeçar fiton kampionatin e bilardos në New York (Foto)

Me shkathtësi dhe vetëpërmbajtje, djaloshi shqiptar Klenti Kaçi ka fituar kampionatin e bilardos “Aramith Maters” në New York. Djaloshi i pashëm shqiptar këtë javë ka qenë në turneun e tretë të kampionatit të bilardos që po zhvillohet në SHBA dhe ka fituar çmimin e parë prej 12.000 dollarë.

“Por përveç çmimit të parë që ka fituar edhe parave, Kaçi është vlerësuar shumë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme të vetëpërmbajtjes dhe maturinë me të cilën ai ka luajtur, e cila është shumë e rrallë edhe tek lojtarët të cilët kanë shumë përvojë”, shkruan World Pool Series.

18 vjeçari është shprehur se ndihet me të vërtetë shumë i lumtur, pasi ka arritur të mund lojtarët më të mirë në botë dhe ka arritur të fitojë turneun më të madh të jetës së tij.

11207276_1127856110584213_6129116077514890089_n

“Në grupin e parë kam luajtur me të vërtetë shumë mirë, nuk bëra asnjë gabim”, tha Kaçi. “Në grupin e dytë bëra disa gabime por në fund unë fitova, kështu që jam në rregull. Ndihem me të vërtetë mirë me veten time pasi arrita të fitoj turneun më të madh të jetës sime.” Askush nuk do ta kishte menduar se një djalosh 18-vjeçar do të mund të arrinte që të fitonte kampionatin e bilardos në të cilin luanin disa prej talenteve më të mira në botë.

Kaçi u përball në finale me Carlo Biado , i cili luajti në gjysmëfinale kundër Darren Appleton, themeluesin e World Pool Series.

Aktualisht ai vazhdon studimet në një gjimnaz në Shqipëri dhe është bërë pretenduesi kryesor për të qenë ylli më i ri premtues në kategorinë e profesionistëve të bilardos.

13001266_1015391928497299_153615740363101791_n