e Premte, 21 Korrik 2017 | Lajme: 32

Sulm në Stokholm, kamioni përplas njerëzit në rrugë (Foto)

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Stokholm të Suedisë. Një kamion i madh ka hyrë në pedonalen në qendër të qytetit duke shkaktuar disa të plagosur. Mediat lokale raportojnë edhe për viktima, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar ende.

b9851e98-1041-4886-b8e6-40e6213bf96a-520x260

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të drekës, me orën lokale pranë qendrës tregtare “Ahlens Mall” cila është rrethuar tashmë nga policia suedeze. Kamioni ka hyrë në pedonalen e njohur me dyqane që vizitohet nga shumë turistë dhe vendas.

“Unë pashë qindra njerëz tek vrapuar për të shpëtuar”, tha një dëshmitare për një gazetëe lokale nga vendngjarja.

Dëshmitarët i thane mediave lokale se kanë parë dhjetëra persona në tokë, duke ngritur kështu dyshimet për një numër të madh viktimash.

“Isha në rrugën kryesore, kur një kamion i madh doli nga askund. Nuk mund të shihja nëse dikush po e ngiste, por di që mjeti doli jashtë kontrollit. Pashë se shtypi të paktën dy persona”, tha një tjetër dëshmitar suedez.