e Hënë, 29 Maj 2017 | Lajme: 30

Reperi grek kopjon këngën e Flor Mumajesit, por tekstin e kthen në banalitet

Flori Mumajesi me këngën “Nallane 2” vërtetoi edhe njëherë që këngët e tij kthehen në hite me dëgjim të parë. E njëjta gjë rezultoi edhe me këtë projekt të ri të producentit të “Threedots”, pasi ky hit numëron më shumë se 12 milionë klikime në Youtube.

Dhe bashkëpunimi i dytë i Mumajesit me DJ Vicky-n nuk na ka bërë vetëm neve për vete, por edhe reperin e njohur grek, Tus.

Reperi në fjalë ka publikuar në Youtube këngën e tij më të re, të titulluar “Μπέμπα”, (Beba) e cila është “Nallane” në versionin greqisht. Blitz.al ka mësuar se kënga është realizuar me anë të një marrëveshjeje mes reperit grek dhe producentit shqiptar.

Ndërkohë në tekstin e krijuar nga këngëtari grek, vihet re një fjalor tepër banal.