e Martë, 27 Qershor 2017 | Lajme: 0

“AP 2016 / Young Art” – ekspozitë e artistëve të rinj kosovarë në Shkup

Galeria Kombëtare e Maqedonisë (GKM) do të jetë nikoqire e Galerisë Kombëtare të Kosovës e cila do të prezantojë projekt konceptual i titulluar “AP 2016 / Young Art” të pesë artistëve të rinj kosovarë të cilët kanë qenë finalistë të garës. Ekspozita do të jetë e hapur më 6 prill në objektin “Malla stanica” dhe do të zgjasë deri më 25 prill.

Pjesëmarrës të ekspozitës janë autorët: Luan Bajraktari, Jetulla Sulejmani, Bujar Sulejmani, Agron Bllakçori dhe kolektivi “Have It” i cili pasnesër gjatë hapjes së ekspozitës do të performojë.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës Arta Agani sot në konferencën për shtyp tha se “AP 2016 / Young Art” është projekt i ri i cili u mundëson artistëve të rinj t’i shprehin qëndrimet e tyre përmes artit.

“Që të kenë ekspozitë, artistët në Kosovë duhet të kenë përvojë me ekspozita të tjera që, sipas nesh, është anomali. Për këtë arsye vendosëm që përmes kësaj ekspozite t’u mundësojmë të rinjve të kenë ekspozitë të tyre, pa dallim se nëse kanë pasur ose nuk kanë pasur përvojë më parë. Konkursi i përfshiu të gjithë artistët e interesuar deri në moshën 40-vjeçare. Me këtë i stimuluam artistët e rinj dhe u hapëm mundësi për prezantime ndërkombëtare”, tha Agani.

НГМ прес за косовски уметници

Kustosi i projekti “AP 2016 / Young Art” Mehmet Behluli tha se bëhet fjalë për një ekspozitë të komplikuar e cila është një prej më të rëndësishmeve të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

“Si profesor në Fakultetin për art figurativ në Kosovë kam kontakt me të rinjtë çdo ditë. Ne i stimulojmë të rinjtë që të krijojnë art bashkëkohor i bazuar në traditë. Do të keni mundësi të shihni edhe forma dhe shprehje të cilat janë tradicionale, megjithatë janë të ngjashme me artin në botë”, tha Behluli.

Kustosi në GKM Ana Frangovska theksoi se skena artistike në Kosovë ka autorë të rinj me shfaqje artistike evropiane, të edukuar jashtë Ballkanit të cilët, siç tha, janë të përfshirë në krijimin e strategjisë kulturore kosovare.

Drejtoresha e GKM-së Dita Starova-Qerimi theksoi se ekspozita e artistëve më të mirë në Kosovë në vitin 2016 është edhe këmbimi i parë midis galerive kombëtare të së dy vendeve.

Galeria Kombëtare e Maqedonisë do ta kthejë pjesëmarrjen në nëntor, me ekspozitë udhëtuese “Esenca e ekzistencës” e përgatitur nga kustosët e GKM-së Goranço Gjorgjievski, Maja Çankullovska-Mihajlklovska dhe Ana Frangovska.