e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Ekspozitë e Omer Kaleshit në galerinë e ASHAM

Në Sallonin ekspozues të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, sonte prej orës 19 do të hapet ekspozita e veprave të piktorit shqiptar nga Maqedonia dhe me karrierë botërore Omer Kaleshi, i cili para tre vitesh e fitoi Medaljen për merita për Maqedoninë nga presidenti, Gjorge Ivanov.

Omer Kaleshi lindi në fshatin Sërbicë të Kërçovës në vitin 1932. E kreu shkollën e mesme teknike në Shkup, ndërsa në vitin 1956 ka emigruar në Turqi. Në vitin 1965 i ka mbaruar studimet e Akademisë së Arteve në Stamboll. Është zhvendosur në Paris ku edhe sot jeton dhe vepron. Ka pasur numër të madh ekspozitash në Maqedoni dhe botë.

ASHAM kumtoi se në hapjen e ekspozitës së Kaleshit fjalime do të mbajnë edhe kryetari i Akademisë, Taki Fiti, akademikët Luan Starova dhe Gazanfer Bajram, si dhe arkitekti Klime Korobar.