e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

“Spejs iks” për herë të parë në histori lançoi raketën ricikluese

Kompania amerikane “Spejs iks” mbrëmë lançoi në gjithësi raketën e saj të parë ricikluese.

Siç ishte planifikuar raketa u lansua në orën 18:27, sipas kohës lokale nga Kejl Kaneveral të Floridas, ndërsa qëllimi i lançimit ishte që me raketën në orbitën e largët të dërgojë satelit të komunikimit për kompaninë “SES” në Luksemburg.

Drejtori dhe pronar i kompanisë “Spejs Iks”, Ilon Maks, me admirim reagoi në suksesin, duke theksuar se ky është hap i madh për industrinë kozmike.

“Spejs iks” me seli në Kaliforni, me vite e përparon teknologjinë e raketave “të shumëfishta”, gjegjësisht shfrytëzim të sërishëm të fazave të lëvizjes së raketave, që deri më tani janë hedhur për një përdorim.

Kompania deri më tani në Tokë me sukses ka kthyer tetë raketa të tilla, me ç’rast pesë kanë zbritur në oqean, ndërsa tre në tokë. Qëllimi i fundit i tërë kësaj është zvogëlimi i shpenzimeve të lançimit.