e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

De Biazi tha se Xhaka u bë kuqezi pasi e refuzoi Zvicra, ja përgjigjja ironike e mesfushorit për italianin

Vazhdon përplasja në distancë mes Taulant Xhakës dhe Xhani De Biazit. Menjëherë pas deklaratave të trajnerit në emisionin “Opinion” se mesfushori zgjodhi Kombëtaren pasi nuk e pranoi Zvicra, Xhaka ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për t’iu përgjigjur teknikut italian.

De Biazi flet për largimin e Xhakës: Kthimi në kombëtare varet nga ai

 

Pak pas mesnatës së të mërkurës, menjëherë pas përfundimit të emisionit, 26-vjeçari përditësoi kopertinën në “Facebook” duke vendosur një foto që simbolizon identitetin e tij shqiptar.

Në të shfaqen katër shenja gishtash me simbole kuqezi dhe katër data domethënëse: 1190 (themelimi i Principatës së Arbrit), 1443 (Lidhja e Lezhës), 1912 (Pavarësia) dhe 2017 (viti aktual). Në foto gjithashtu shkruhet në anglisht: “Identiteti im. Vazhdon…”.

Xhaka-foto-kopertine